fbpx

Reagon Veliu: Lajmi se do të jem në listën e kandidatëve për deputetë nga AAK, është i rremë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pasi në disa portale është shpërndarë një lajm se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë nga AAK-ja.

Veliu ka thënë se ky lajm është i rremë.

“Një lajm i tillë në kohë fushate, përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Tutje ka shtuar se askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë atë nga LDK-ja.

“Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet!”, ka shtuar ish-kryetari i komunës së Podujevës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]