Popullariteti i ketyre petullave vjen nga teknika e mamit, përkatësisht mënyra si e bën shtrydhjen e brumit para se ta vendosë në tiganin e skuqjes.
Kjo recetë e mamit, e famshme tani më, petulla të thjeshta shtëpie, nuk ka qënë dhe aq e lehtë deri sa ta sillnim tek ju. Kjo sepse shpesh mamatë përdorin “syrin” si peshore dhe bëhet e vështirë për lexuesin të kuptojë recetën, masën dhe teksturën e brumit.
Por këto petulla janë lehtësisht të përgatitshme në shtëpi dhe ndryshe nga recetat e tjera nuk kërkojnë shumë përbërës apo kohë që brumi të vijë/fryhet.
Këshillat paraprake:
Është e rëndësishme që masën ta punoni me lugë druri.
Duhet ta shikoni brumin me sy, është e pamundur ndryshe. Kjo sepse varet gjithmonë nga mielli, herë kërkon më shumë e herë më pak.
Për siguri bëni një provë me 2-3 petullat e para.
Për ti shijuar siç duhet servirini petullat me djath të bardhë ose kaçkavall, ose recel shtëpie.