Jo vetëm që janë shumë të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur, por janë shumë të përshtatshme edhe për snack’s në punë apo shkollë, transmeton Gazeta Metro.
Receta e sotme e mufin përmban përbërësit më të shëndetshëm, në mënyrë që përveç shijimit të ëmbëlsimit, të mund të futni në organizmin tuaj shumë lëndë të dobishme.
1 avokado e pjekur
2 banane të mëdha të pjekura
2 vezë
2 lugë mjaltë (ose shurup panje)
1 lugë çaji vanilje
2 gota miell orizi (për versionin pa gluten përdorni miell pa gluten)
2 lugë çaji pluhur pjekjeje ose sodë buke
1/4 filxhan çokollatë të copëtuar
Përgatitja e nevojshme:
Përzieni avokadon, bananet, vezët, mjaltin dhe vaniljen në një blender. Në një enë të madhe, përzieni miellin me pluhurin për pjekje.
Përzieni përzierjen e avokados dhe bananes me përbërësit e thatë dhe shtoni çokollatën. Mos e teproni me përzierjen, sepse ky është sekreti për mufin më të mira.
Tepsinë për mufin e lyejmë me vaj dhe e hedhim përzierjen me një lugë.
Piqeni për 20-25 minuta në 180 gradë celsiuzë. I nxjerrim nga furra dhe i presim të ftohen pastaj mund t’i shërbeni.