Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Recetë: Sulpite

nga Revista Kosovarja

Desert i cili mundet dhe duhet të hahet menjëherë, sapo të përgatitet

Receta:

– 4 vezë;
– 4 lugë miell;
– ¼ e qeskës së pluhurit për ëmbëlsira;
– 650 ml qumësht;
– 2 gota sheqer;
– 3 gota ujë (për sherbet);
– 1 qeskë sheqer vaniljeje (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Moneytizer Paragrafi 4

Furrën nxeheni në 220 gradë Celsius. Tepsinë lyeni me yndyrë dhe futeni në furrë që të nxehet.

Tundni vezët plot 5 minuta. Vezët e tundura shtoni në përbërësit e tjerë.

Kur të gjitha t’i tundni tretjen qiteni në tepsi të nxehtë dhe lëreni të piqet.

Derisa sulpitja të piqet, përgatitni sherbetin ashtu që në pllakë shporeti do të vloni sheqerin dhe ujin.

Kur të piqet, sulpites qitni sipër sherbetin.

Shërbejeni menjëherë dhe kënaquni!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]