Kjo tortë përveç që është shumë e shijshme ajo është edhe shumë e shpejtë dhe nuk ka nevojë që të piqet.
Përbërësit e nevojshëm:
Petët:
200 gr biskota të grimcuara
50 g gjalpë të shkrirë
2 lugë kakao
Masën e fillit:
2 pako me puding karamel
1 litër qumësht
5 lugë niseshte
1 lugë ekstrakt vanilje
Masa e sipërme:
200 gr çokollatë me qumësht
70 ml qumësht të ngrohtë
kakao për spërkatje
Mënyra e përgatitjes:
Biskotat i vendosim në një qese, i mbyllim dhe i ndajmë në copa të vogla duke i thyer me pec. I vendosim në një enë, më pas i shtojmë 2 lugë kakao dhe i përziejmë. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe përzieni masën me një lugë. E hidhni në tavë dhe shtypeni mirë deri sa të bëhet e rrafshët.
Në një tenxhere të thellë vendosni 1 litër qumësht, 2 pakot e pudingut të karamele, sipas dëshirës shtoni 2-3 lugë sheqer, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe 5 lugë niseshte. E përziejmë masën mirë për të mos mbetur kokrra dhe më pas e zinin në zjarr të ulët derisa të piqet pudingu. Masën e derdhim mbi brumë. Kur të ftohet, vendoseni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë për të paktën dy orë.
Ziejini 200 gram çokollatë qumështi dhe kur të shkrihet, shtoni gradualisht 70 ml qumësht të nxehtë për t’u përzier në një masë të lëmuar. Hidheni mbi kekun dhe lëreni në frigorifer të ftohet për një orë. E nxjerrim kekun nga tepsia, e spërkasim me kakao dhe e servirim.