fbpx

Regjistrohen dy tërmete në Turqi

nga Revista Kosovarja

Turqia është goditur nga dy tërmete të dielën gjatë ditës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, dridhja e parë, me 4.5 shkallë të Rihterit, është regjistruar në orën 15:45 në zonën Goksun, në provincën Kahramanmara.

Ndërsa, EMSC-ja bëri të ditur se dridhja e dytë u regjistrua pranë kësaj zone, me 4.2 shkallë të Rihterit.

Më 6 shkurt Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete vdekjeprurëse. Të paktën 50 mijë persona ishin vrarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]