Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Regjistrohet rasti i parë i variantit të ri me koronavirus edhe në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Një variant i ri i koronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe, u zbulua gjithashtu në Gjermani, njoftoi sot provinca gjermane e Baden-Württemberg.

Mbi artikull

Personi i infektuar fluturoi në Frankfurt nga Britania më 20 dhjetor për të vizituar të afërmit dhe mori një rezultat pozitiv të testit pas mbërritjes, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e provincës gjermane jugperëndimore në Twitter, raporton Reuters.

Personi u mor nga aeroporti nga anëtarët e familjes dhe që atëherë është izoluar në rezidencën familjare, shtoi ministria.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]