Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rekord i ri i viktimave të virusit në ShBA: 1497 të vdekur për një ditë

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara e kanë shënuar një rekord negativ të shtunën me 1497 të vdekur nga koronavirusi vetëm për 24 orë. Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në mbi 8500.

Mbi artikull

Gati gjysma e rasteve fatale u regjistruan në qytetin e Nju Jorkut, ku u shtuan mbi 33 mijë raste të reja të infektimevve, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në tërë vendin shkoi në mbi 311 mijë.

Ndonëse numri i viktimave në Itali dhe Spanjë është ende më i lartë, Shtetet e Bashkuara e kanë zënë bindshëm vendin e parë në botë me numrin e të prekurve, sepse Italia i ka 124 mijë raste të infektimeve, kurse Spanja 126 mijë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, paralajmëroi se pandemia është bërë si një zjarr që po përhapet në kohën kur ky vend po vazhdon të preket shumë nga kriza, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Moneytizer Paragrafi 4

Spitalet e qytetit të Nju Jorkut vazhdojnë të jenë të mbushura me trupa të viktimave. Disa prej tyre janë vendosur në korridore dhe në kamionë-frigoriferë për shkak të mungesës së hapësirës.

Për shkak të rrezikut nga infektimi, shumë njerëz që i kanë të afërmit në gjendje të rëndë nuk po kanë mundësi t’i shohin ata në momentet e fundit të jetës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]