Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rekord i zi në ShBA, mbi 2,000 të vdekur nga koronavirusi për një ditë

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi i parë në botë që i ka regjistruar mbi dy mijë viktima të koronavirusit brenda një dite të vetme. Numri i të infektuarve në mbarë vendin tashmë ka shkuar në mbi 500 mijë njerëz.

Mbi artikull

Sipas të dhënave më të reja, vetëm të premten në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur 2,028 njerëz nga koronavirusi, duke e çuar në gati 19,000 shifrën e përgjithshme të viktimave, shkruan

Përpos viktimave, rritje të madhe shënoi edhe numri i të infektuarve. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 35 mijë e 579 raste të infektimeve të reja.

Shtetet e Bashkuara tashmë janë në rrugë për t’u bërë vendi i parë për numrin e viktimave, sepse shifra e tyre është shumë afër asaj që është shënuar në Itali, e cila e mban tash për tash vendin e parë në botë në këtë aspekt.

Moneytizer Paragrafi 4

Ekspertët kanë parashikuar se rreth 61 mijë persona do të vdesin nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri në muajin gusht.

Qeveria amerikane ka planifikuar që t’i largojë masat e izolimit pas 30 ditëve, që pritet të shkaktojë rritje të numrit të rasteve gjatë muajve të verës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]