Tashmë e gjithë familja e këngëtares Remzie Osmani janë të njohur për publikun shqiptar.
Duke shpërndarë imazhe të shumta bashkë më ta, ajo gjithmonë tregon se si kalon kohë të mrekullueshme kur gjendet afër tyre, shkruan “Kosovarja”.
Për të duket se vitet janë ndaluar, ku gjithmonë shfaqet në top formë e me veshje si të ishte 20 vjeçare.
Kësaj here ajo ndau një imazh në Prevallë duke kaluar momente të bukura me vajzën e saj Riolën me të cilën po duken si të ishin motra.
Me syze në sy e me veshje sportive, të dyja po shkëlqejnë më shumë se rrezet e diellit./Kosovarja/