E kuptoj që media sot po pretendon të kapërcej klishetë dhe produktet televizive të jenë sa më reale, që në televizion të ndodhin situata e të thuhen gjërat siç thuhen në përditshmëri.
Por, masmedia është një nga pesë faktorët e socializimit të njerëzve, andaj ajo që servohet ka një rëndësi tejet të madhe, pasi ndikon direkt në formimin e ideve, vizioneve dhe mbi të gjjtha personaliteteve njerëzore. Ne, influencohemi nga ajo që dëgjojmë e shohim!
Për ti lënë me një anë të dhënat dhe për t’iu çasur direkt temes, më duhet të bëhëm aq i keq dhe i pa cipë siç është prezantuesi i “Hell’s Kitchen” në “Top Channel”.
Një kuzhinier prepotent të cilit i është rritur morri nga producentët e etur për senzacion, si vampirët për gjak, po bënë kërdi në shoun që shfaqet në një nga televizionet më infeluente shqiptare.
Formulën e emisionit e dijnë ata që e kanë ndjekur dhe që me gjasë janë irrituar sa herë që e kanë parë. Renato Mekolli është krye-kuzhinieri dhe prezantuesi i “Hell’s Kitchen” , me gjasë personazhi më “djall” i ekranit, me të cilin është ndeshur shikuesi ndonjëherë.
Në edicionin e fundit të shout, Mekolli ka pasur një përplasje të dhimbshme me një nga konkurrentet, të cilen në një moment e quan “qorre”, pasi ajo bartë syze dioptrike.
E tmerrshme!
-Renato, unë dikur mbaja syze dhe më pëlqente kuzhina. Do të doja shumë që emisioni yt të zhvillohej në kohën kur unë isha “qorr”, po farkeqësisht ti atëherë ishe pjata-larës.
-Mekolli, ne e njohim formulën e shout, e kemi parë edhe më herët, po më beso që ty nuk të shkon të bërtasesh, sepse sa herë të dëgjoj më duket që po bërtet Xhevrija që e kam kojshi. Irrituese!
-Renato, përparsja të shkon jashtë mase. Kujdesu të ketë edhe pak rozë, sepse do ta zbuste “karakterin” e fortë të ndërtuar artificialisht, të rritur me helm si domatet e këqija që hamë përditë.
Po e fiku televizionin, pasi grushti virtual e di që nuk dhemb. Nuk dua të shpenzoj para për një skyth mediatik si ti, që çjerret në TV për pak para e edhe më pak vëmendje!
Nderim Neziri
https://www.facebook.com/topchannel/videos/vb.134092533150/994902007604054/?type=2&theater