Që nga viti 2007, i hyri në gjak hip-hop zhanri në të cilin artisti Fatos Syla dha më të mirën duke u prezantuar jo vetëm si reper por edhe tekstshkrues, duke krijuar shumë hite në estradën shqiptare, shkruan Kosovarja.
Karrierën e filloi në Belgjikë, ku edhe publiku belg e pëlqeu jashtë mase sa që në koncerte këndonin hitet e tij në gjuhën shqipe, Dancing Palace, Club Royal dhe Noxx janë klubet që artisti në fjalë arriti t’i mbushë duke krijuar atmosferë të paharruar.
Në vitin 2009 në bashkëpunim me Niki S publikoi videoklipin Move It i cili rezultoi shumë i pëlqyer nga publiku e që ishte i ftuar edhe në shumë intervista në emisionet e njohura si Zone e lire si dhe ne Rtk dhe Rtv 21.
Pavarësisht se nuk ishte aktiv në skenën muzikore këto vite që lamë pas, ai nuk u ndal me tekste ndërkaq tani ka vendosur të rikthehet si solo artist.
Menaxheri i tij Fisnik Syla, tashmë emër i njohur në show bizin shqiptarë ka konfirmuar se projekti i radhës i Ag BeatzZ do të bëjë bujë dhe duke qenë në maja të top-listave këtë verë.
Së bashku me Edrin Hysenaj nga Highest Entertainment po përgatisin një mixtape i cili do të linçohet së shpejti.
Për më shumë, ndiqni videot në vazhdim./Kosovarja