fbpx

Reperi shqiptar nuk i reziston dot paraqitjeve provokuese të Kejvina Kthellës

nga Revista Kosovarja

Ka disa muaj që në media përflitet për një lidhje të mundshme mes Seven Saraqit dhe modeles Kejvina Kthella.

Modelja e cila një pjesë të madhe të kohës po e kalon në Amerikë, është parë shpeshherë nën shoqërinë e reperit shqiptar.

Ishte vet reperi ai i cili publikoi disa video teksa përqafohej me modelen, e të cilat më pas i fshiu, po dyshja thanë se janë vetëm shokë dhe asgjë më shumë.

Por, pas çdo postimi provokues nga ana e Kejvinës në rrjete sociale, nuk ka se si të mungojë një koment nga ana e Seven Saraqit.

Edhe së fundmi ku Kejvina ka publikuar një fotografi ai ka komentuar duke i dërguar një emoji me figurë zemre, e cila gjithashtu i është përgjigjur në të njëjtën formë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]