Pak ditë më parë reperi i njohur Stresi njoftoi fansat se ishte infektuar nga Koronavirusi.
Ai publikoi një foto në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “U konfirmova pozitiv. Ruani veten, unë po ik menjëherë të vetëizolohem”, shkruante ai.
Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e sotmen në emisionin “NIN”, Stresi ka zbuluar se gjithçka ka qenë një lojë mes miqsh dhe më pas e ka fshirë postimin.
“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.