Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Reperi Tyga i shkruan mesazh privat Rina Balajt

nga Revista Kosovarja

Rina Balaj ka publikuar disa imazhe, në të cilat u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, me flokë të lidhura dhe e grimuar.

Për këtë dukje, reperen e komplimentuan ndjekësit e shumtë në komente, por kishte edhe prej tyre që i kanë shkruar mesazhe private.

Madje, asaj i shkroi edhe ylli botëror, Tyga, i cili i replikoi me disa emoji me flakë, duke treguar se po i pëlqen shumë ajo fotografi.

Këtë mesazh, Rina e bëri publik dhe shkruan “Kështu, Tyga më shkroi mua dhe u detyrova ta bëja këtë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Rina i ka replikuar atij me një video të të dashurit të saj, Sin Boy, i cili shfaqet me lopatë në dorë duke sharë dhe po e hapte një gropë.

“I dashuri im është shqiptar…”, janë fjalët që Rina Balaj ia shtoi mesazhit dërguar Tygës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]