Reperja e njohur e ka konfirmuar se u bë nënë.
Reperja e njohur, Iggy Azalea, për shumë muaj nuk bëri të ditur asgjë lidhur me ardhjen në jetë të foshnjës së saj.
Ajo bëri të ditur se ka sjell në jetë një djalë dhe lajmi i mirë erdhi pas gjithë atyre zërave që thonin se ajo është duke e pritur fëmijën e të dashurit të saj Playboi Carti.
“Kam një djalë. Po prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por mu duk sikur sa më shumë kohë kalon aq më shumë e kuptoj se gjithmonë do të ndihem e shqetësuar për të ndarë një lajm të madh si ky me botën”. “Unë dua ta mbaj jetën e tij private, por kam dashur ta sqaroj se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej fjalëve”, u shpreh ajo.