fbpx

Reshitaj për metodën IVF: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar ka shumë probleme.

Ajo në “Debat Plus” tha se lindja e fëmijës me metodën IVF mund të dërgojë deri te incesti.

“A e dini çka ndodh nëse fëmijës pas moshës 18-vjeçare që është krijuar nga IVF nuk e njeh prindin gjenetik, duke pasur parasysh çfarë e kemi numrin e popullsisë dhe duke u zvogëluar popullata/ Probabiliteti i martesës së një vëllai me motër është shumë i madh”, tha ajo.

Ajo tha se kjo është tejet shqetësuese.

“Krijimi i mundësisë për të pasur martesa mes vëllait dhe motrës, pastaj për të pasur fëmijë me anomali kongjenitale është shumë e madhe. Për mua është një Hiroshimë dhe Nagasaki”, u shpreh Reshitaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]