fbpx

Reshjet e dendura të borës, Policia ka një apel për ngasësit

nga Revista Kosovarja

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës në vendin tonë.

Përmes një apeli, nga PK-ja kanë thënë se gjatë natëns për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull.

“Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në apelin e policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/649294394077489?ref=embed_post


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]