Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka dhënë një intervistë për revistën Nylon, ku ka folur mbi punën në album dhe sukseset e saj.
Mes të tjerash, revista njujorkeze ka vënë në pah faktin se edhe ajo si disa këngëtare të tjera të ngjashme, kanë të njëjtën origjinë.
“Ava Max lindi si Amanda Ava Koçi në Milwaukee, Wisconsin, ku prindërit e saj u vendosën përfundimisht pasi u larguan nga Shqipëria rreth fundit të regjimit të tij komunist në vitin 1991. Krahas Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Rita Orës, Max përbën një sërë yjesh të estradës me trashëgimi shqiptare”, vë në dukje “Nylon”.
“Unë mendoj se ne thjesht kemi shumë shpirt dhe dhimbje në zërat tanë nga brezat e dhimbjes. Është në gjakun tonë, ajo me të cilën paraardhësit tanë duhej të përballeshin”, ka thënë Ava Max në intervistën për “Nylon”.
Ava Max fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2018 kur publikoi hitin “Sweet but Psycho”.