Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rexhep Selimi në lidhje direkte nga Haga

nga Revista Kosovarja

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë nga deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.

Një ditë pas paraqitjes dinjitoze në Gjykatën Speciale, “10-shi” ka telefonuar në Kosovë, gjë që ka sjellur atmosferë, por edhe emocionon tek zyrtarët e partisë.

“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij.

10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit” thuhet në njoftimin e Rrustemi, ku shihet momenti ekzaltues i stafit në lidhjen direkte me Rexhep Selimin.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]