“Giovaninni’s beach”, nuk kërkon prezantim të gjatë, pasi është një nga vendet shumë të njohura në Ulqin.
Ata që e kanë vizituar, e quajnë perla buzë bregdetit Adriatik, që gjendet mes bukurisë magjepsëse dhe shumë pranë Plazhit të Madh “Copacabana” në Ulqin.
“Giovaninni’s beach”, garanton pushime te paharruara për secilin që e viziton, e kjo falë komoditetit, rehatisë, qetësisë dhe pamjes përrallore që ofron. Kushtet janë të pakrahasueshme dhe ju do të pushoni në një vend luksoz.
Ju mund të zgjidhni njërën nga shtëpizat e bukura të rrethuara me gjelbërim, apo shtëpitë lëvizëse “Giovaninni’s beach” të cilat ofrojnë hapësirë të këndshme ekologjike e intime, ku në kuadër të tyre po ashtu janë në dispozicion edhe pishina, këndi i lojërave për të vegjlit, parkingu dhe interneti falas.
Në këtë kompleks të mrekullueshëm, që gjallërohet edhe më tepër nga të rinjët, shpesh ka performanca live nga DJ të njohur.
Stafi i udhëhequr nga Marko Shkrelja, i përbërë kryesisht nga familjarët, është padyshim vendi më komod dhe i sigurt në Ulqin, i komplimentuar gjërësisht nga klientët.
Ushqimi është një tjetër pikë e fortë. Në restaurant, mund të bëni zgjedhje të ndryshme sipas shijes suaj.
Të gjitha në një vend, për një pushim të pa harruar, vetëm në “Giovaninni’s beach”, ku edhe ofertat e këtij sezoni janë super ekskluzive.
Pronotoni pushimin tuaj të ëndrrave, shkoni në “Giovaninni’s beach”.