Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rifat Jashari e uron në telefon Haradinajn për ditën e Çlirimit

nga Revista Kosovarja

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falenderuar Rifat Jasharin që e ka telefonuar t’ia uroj ditën e çlirimit.

Haradinaj tha se edhe pse jo fizikisht, Jashari kujdeset çdo përvjetor të i qëndroj afër.

Njoftimi:

Të nderuar bashkëkombës,

Moneytizer Paragrafi 4

Me rastin e Ditës se Çlirimit të vendit tonë, Kosovës, kam marrë urime të shumta. Veçanërisht e falënderoj bacën Rifat Jashari, i cili edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qendrojë afër. Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtetë është e veçantë! I ndershmi din të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin.

Heronj të Kombit, pushoni të qetë në Prekaz e çdokund në Atdheun tonë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]