Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rihanna vjen unik në koleksionin e ri të “Savage X Fenty”

nga Revista Kosovarja

Ajo është zyrtarisht miliardere, ndërsa këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, është duke synuar t’i rritë këto të ardhura akoma më shumë.

Mbi artikull

Ylli 33-vjeçar i ka shfrytëzuar asetet e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e ardhshëm të “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”, shkruan DailyMail.

Artistja e njohur është shfaqur vetëm në të brendshme, ndërsa kompletoi pamjen me një grim të theksuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ajo ngjalli kureshtjen adhuruesve të saj me një paraqitje në Amazon Prime, ku ylli RnB u shfaq më disa veshje të ndryshme, me të cilat dukej provokuese.

‘Savage X Fenty’ do të shfaqet ekskluzivisht në Prime Video në më shumë se 240 vende të botës duke filluar nga data 24 shtator i këtij viti.

Kujtojmë që më herët këtë muaj, Rihanna u bë zyrtarisht miliardere, dhe po ashtu artistja e parë femër që arrin këtë, e gjithë kjo falë edhe suksesit më linjën e saj të kozmetikës, Beauty line.

Sipas Forbes, autorja e hitit “Umbrella” ka pasuri prej 1.7 miliard dollarësh, duke e bërë kështu femrën e dytë më të pasur në botë, pas Oprah Winfrey, pasuria e të cilës llogaritet 2.7 miliardë dollarë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]