Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rikthimi në Drenicë: LDK hap zyrë në Skenderaj pas 17 vjetësh

nga Revista Kosovarja

Pas 17 vitesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rihapur zyrën e saj në Skenderaj, në një organizim ku morën pjesë drejtues të partisë, anëtarë dhe mbështetës të shumtë.

Mbi artikull

Nga përfaqësuesit e LDK-së u tha se rihapja e zyrës synon shtrirje dhe organizim më të madh të partisë në këtë komunë, raportoi nga aty gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi.

Njëherësh, në këtë organizim ishte i pranishëm edhe Gani Geci, i cili foli për Klan Kosova lidhur me rëndësinë e rikthimit të LDK-së në Skenderaj.

“Që nga viti 1989 këtu është hapur zyra e parë, ndërsa nga viti 2006 janë mbyllur zyrat pasi kishte ndodhur një thyerje, e cila kishte lënë pasoja. Tani është rihapur zyra e LDK-së dhe kjo rihapje do të thotë shumë për Drenicën”, tha ai mes tjerash.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]