Rina tregoi për ndjekësit ushqimin që ka përgatitur.
Reperja Rina Balaj është emër goxha i suksesshëm në estradën shqiptare, ajo numëron shumë projekte në repertorin e saj.
Artistja, me anë të një postimi në Instagram, ka treguar se është e mirë edhe në këndin e kuzhinës, ngase di të përgatis ushqim.
Ajo publikoi një fotografi, përmes së cilës tregoi se ka përgatitur byrek, e që dukej mjaft i shijshëm.
“Përshëndetje të gjithëve, unë e përgatita atë”, ka shkruar Rina.
Sa i përket projekteve muzikore, “Bad Rosita” mbetet kënga e fundit e Rinës, ndërsa pritet që së shpejti të sjell diçka të re.