Rina Gashi, ky emër për dikë është i ri, por me zërin dhe pamjen e saj ka arritur ti bëj për vehte qindra mijëra ndjekës në rrjete sociale.
Përveç aftësive të saja në muzikë, ajo është e njohur edhe në profesionin e modelizmit, dhe shquhet për linjat e saja “boombastike”.
Rina është mjaft aktive në rrjetet sociale, si në facebook poashtu edhe në rrjetin social Instagram, ajo ka mbi 161.000 ndjekës në Instagram, ku është mjaft aktive me publikimin e foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Përvoja disavjeçare në muzikë ka ndikuar që ta ket një zë të mrekullueshëm, edhe pse ky vit ishte dështim për çdo këngëtarë, ajo nuk ka ndaluar së punuari në këtë drejtim edhe pse ishte kohë pandemie.
Së fundmi Rina është duke marr pjesë në xhirimet e disa video klipeve për Vitin e Ri 2021, nga disa produksione filmike dhe muzikore.
Më poshtë ju ftojm ti shikoni disa foto dhe video të këngëtares dhe modeles Rina Gashi./InfoKosova/