Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rines nuk ia ka lënë shenjë pandemia, thotë se ky vit për të ka qenë më i miri

nga Revista Kosovarja

Rina shprehet tejet e lumtur për gjitha ato që ka arritur dhe ato që ia servoi jeta këtë vit.

Mbi artikull

Rep-artistja Rina Balaj është emër shumë i ndjekur në rrjete sociale, përmes së cilave i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj.

Me anë të një postimi, artistja tha se sot bëhen një vit që kur e hapi Instagramin e ri, pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish-kompaninë menaxhuese, ndërsa ndjehet në kulmin e lumturisë.

“Sot një vit e hapa këtë Instagram dhe e gjitha çfarë ndjeva ishte energjia e mirë dhe disponimi i mirë për gjithë vitin. Kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur në jetën time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë. Dëgjojeni këngën time”, ka shkruar ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Rina Balaj mbrëmë publikoi projektin e shumëpritur “Zjarr”, ku duket vërtet “zjarr” në secilën skenë të klipit.

Kënga në fjalë po pritet shumë mirë nga publiku dhe deri tani ka marrë vetëm komente pozitive nga fansat e kolegët e saj.