Channel Seven në Australi ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022”.
Të dielën, kanali televiziv zbuloi se të katër trajnerët – Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora – do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të nivelit të spektaklit sivjet, shkruan DailyMail.
Përkundër spekulimeve muzikantja shqiptaro-britanike Rita, 30 vjeçe, nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt “mezi pret” të kthehet dhe të ribashkohet me “familjen e saj të zgjeruar” vitin e ardhshëm.
“Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën”, tha ajo për The Daily Telegraph.
“Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku për të zbuluar superyllin tjetër të ‘The Voice’”, tha Rita.
Thashethemet u përhapën kohët e fundit se Rita do të tërhiqej nga pozicioni i saj në shfaqje, madje flitej se ish-trajnerja Delta Goodrem do të zinte vendin e saj.