Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora e gatshme për bashkëpunim me Dua Lipa dhe Bebe Rexha

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore Rita Ora në çdo intervistë të saj shfrytëzon mundësinë për të promovuar Kosovën.
Në intervistën e saj të fundit për një televizion në Britani të Madhe ku edhe jeton, ajo ka folur për vajzat shqiptare.

Rita Ora është shprehur se është shumë e lumtur që në industrinë e njejtë me të janë edhe dy vajza shqiptare.

“Është e mrekullueshme kur e sheh, në vitin 2012 kur kam hyrë në këtë industri nuk ka pas asnjë shqiptare”, ka thënë Dua kur është pyetur nëse i sheh si konkurente.

Ajo ka treguar se ka pas një bashkëpunim me Ava Max dhe Bebe Rexha por mendon se do të mund të bënin një bashkëpunim të gjithë vajzat shqiptare bashkë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Do të ishte e mrekullueshme nëse do të bënim diçka bashkë”, ka thënë ajo duke e paralajmëruar një bashkëpunim.

Një bashkëpunim mes tre yjeve të pop muzikës do të mirëpritej nga publiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]