Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora feston Krishtlindjet me bashkëshortin dhe miqtë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë festuar Krishtlindjet bashkë me miqtë e tyre në shtëpinë e Nick Grimshaw.

Mbi artikull

Festa e tyre ka nisur në natën e Krishtlindjeve, sipas fotografive të postuara në Instagram nga DJ i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, raporoton “NZ Herald”.

“ Ky është sezoni! Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, thuhet në mbishkrimin e postimit të Nick Grimshaw.

Në atmosferë festive vërehet në fotografitë e bëra publike, teksa 32-vjeçarja kosovare shihet të ketë veshur një xhaketë të kuqe, duke e mbajtur në dorë një dhuratë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa Taika, i cili u martua me Ritën në një ceremoni private në Londër këtë verë, dukej mjaft me stil i veshur me një xhaketë të zezë për mbrëmjen e festës.

Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se Ritën e njihte për tre vjet përpara se miqësia e tyre të shndërrohej në romancë dhe ata të fillonin lidhjen në vitin 2021.

Duke folur në një intervistë të fundit për BBC, Waititi tha se marrëdhënia e tij dhe e yllit 32-vjeçar funksionon sepse fillimisht ata ishin “miq të mirë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]