Rita Ora thotë se gjithmonë është inspiruar nga kultura shqiptare.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjithmonë ka treguar me krenari se prej nga vjen.
Njësoj me ndjenja dhe krenare që është shqiptare, foli edhe përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, gjatë një interviste në mënyrë virtuale.
Rita ka treguar se ha ushqimet tradicionale shqiptare edhe pse e di që disa prej tyre nuk janë edhe shumë të shëndetshme mirëpo i pëlqen, madje i ka shumë në qejf llokumet që i gatuan nëna e saj në mëngjes.
Ajo foli lidhur me këngës “Shine Ya Light”, xhirimet e të cilës janë xhiruar në Prishtinë dhe tregoi se gjithçka kishte bërë me aq dëshirë.
Tash që ka kaluar kohë nga publikimi i kësaj kënge Rita vazhdon me po të njëjtën dashuri për vendin dhe thotë se është pikërisht kultura shqiptare, veshjet tradicionale, muzika e arti shqiptar aty ku është inspiruar dhe vazhdon ta bëjë ende një gjë të tillë.