Rita Ora sapo ka publikuar projektin e saj më të ri.
Këngëtarja shqiptare këtë verë solli një këngë ritmike verore në bashkëpunim me DJ-në e njohur, Sigala.
Kënga me titull “You For Me” është shndërruar menjëherë në një nga hitet më të hovshme të kësaj vere, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke pasur parasysh suksesin e këngës ajo vendosi të sjell edhe versionin akustik të saj.
Ajo u shfaq në një video muzikore të xhiruar në një kopsht, duke kënduar e vetme shoqëruar nga një pianiste.
E veshur me një fustan të verdhë dhe elegant, 30-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse ndërkohë që interpretonte versionin akustik të hitit të saj më të fundit.