fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rita Ora mahnitëse me paraqitje plot shkëlqim

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Rita Ora dukej mahnitëse me një fustan argjendi të frymëzuar nga vitet ‘20 në një fustan rrjete me thumba diamanti për një darkë në “Soho House” pas premierës së filmit “Thor: Love and Thunder” në Londër të martën.

Ylli i muzikës pop, 31 vjeçe, veshi një palë taka ari poshtë fustanit të shndritshëm, i cili tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Këngëtarja e hitit “Let Me Love You” mbante me vete një çantë me fije ari, e cila përshtatej me veshjen e saj.

Rita i lidhi flokët e saj ngjyrë karameli në stilin topuz dhe aplikoi një makijazh mjaft glamuroz në fytyrën e saj për mbrëmjen.

Fotografitë e shfaqën atë me të fejuarin e saj Taika Waititi, 46 vjeç, i cili ishte duke e ndihmuar atë të zbriste disa hapa te shkallët.

Më pas, çifti i dashuruar u panë duke ecur së bashku drejt një makine.

Interpretuesja e shumë hiteve ndërkombëtare buzëqeshi ndërsa i dashuri i saj e ndihmoi ta orientonte poshtë, duke pasur parasysh takat e saj të larta.

Ndërkohë, Rita la gjurmë edhe më herët gjatë mbrëmjes, e veshur me një fustan tejet elegant në premierën e filmit në Londër.

Këngëtarja pranoi një puthje të ëmbël në faqe nga i fejuari i saj në tapetin e kaltër në hyrje të kinemasë ku u dha premiera.

Duke u dukur aq e adhurueshme si kurrë më parë, Rita e vështroi me dashuri Taikan, teksa ata ecnin dorë për dorë poshtë tapetit blu në eventin e mbushur me yje.

Filmi i katërt i “Thor”-it e paraqet superheroin me çekiç, duke u përballur me keqbërësin Gorr the God Butcher, rol i luajtur nga Christian Bale.

Filmi vjen pas atij paraprak, “Avengers: Endgame”, ku Thor (rol i luajtur nga Chris Hemsworth) ka hequr dorë nga mënyrat e tij të superheronjve.

Ai kërkon ndihmën e Valkyrie (rol i luajtur nga Tessa Thompson), Jane Foster (rol i luajtur nga Natalie Portman) dhe miq të tjerë për të ndihmuar në luftën kundër Gorr.

“Thor: Love and Thunder”, me regji të Taikas, shfaqet në kinematë australiane dhe në Britaninë e Madhe më 7 korrik dhe më 8 korrik në Shtetet e Bashkuara.

Kjo paraqitje e përbashkët e çiftit, vjen pak kohë pasi Rita dhe Taikia janë parë duke u zhvendosur në shtëpinë e tyre të re në Londër.

Këngëtarja, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në Los Angeles dhe Australi, është rikthyer në kryeqytetin britanik pas një kohe të gjatë.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të Londrës gjatë javëve të fundit teksa kryejnë punë dhe bëjnë gjëra për shtëpinë e re.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe spektaklin “The Voice Australia”, dhe Taika, e cila po planifikon një varg filmash, shpresojnë të kurorëzojnë martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.


Etiketa: Rita Ora

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Si i mbanë linja perfekte? Monika Lubonja: Seksi i shëndetshëm dhe pak ushqim…

20 minuta më parë
Showbiz

Victoria Beckham në telashe?

37 minuta më parë
Showbiz

Einxhel edhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë

56 minuta më parë
Showbiz

Mediat italiane shkruajnë për Luana Vjollcën

1 orë më parë
Showbiz

Noizy përmbyll koncertin historik i përlotur

1 orë më parë
Showbiz

Me cilat cilësi të karakterit ia fitoi zemrën Klea – Elgitit?

2 orë më parë
Postimi tjetër

Zotëron një shtëpi miliona dollarëshe: Ky është 20 vjeçari i cili u bë i pasur falë TikTok-ut

Shkarkohet Konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi: Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

Ja i t’i shkëlqeni flokët e ngjyrosur dhe natyralë me sodë buke

TË FUNDIT

Gjërat që nuk mund t’i bëni kur mbushni 35 vjet

7 minuta më parë

Kujdesi i duhur i lëkurës përbëhet nga shumë faktorë, por disa gjëra duhen ndryshuar kur të mbushni 35-vjeç Shpresojmë që...

Si i mbanë linja perfekte? Monika Lubonja: Seksi i shëndetshëm dhe pak ushqim…

20 minuta më parë

Aktorja Monika Lubonbja është një nga personazhet e preferuara që merr vëmendje në mediat rozë. Ish banorja e BBV së...

Haradinaj, Kurtit: S’është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj

33 minuta më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit të vendit Albin Kurti, duke i...

Victoria Beckham në telashe?

37 minuta më parë

Nuk ka dyshim se një nga çiftet e famshëm më të njohur në botë është ai i formuar nga ish-futbollisti...

Einxhel edhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë

56 minuta më parë

Çifti i krijuar brenda Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po bëhen prindër për herë të parë. Përkundër...

Mediat italiane shkruajnë për Luana Vjollcën

1 orë më parë

Mediat italiane kanë realizuar një shkrim të veçantë për Luana Vjollcën, teksa ajo vijon pushimet së bashku me të motrën,...

MË TË LEXUARAT

Me cilat cilësi të karakterit ia fitoi zemrën Klea – Elgitit?

Detajet e reja thonë që Alec Baldwin e ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau kinematografen Halyna Hutchins

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

Këto 6 shenja, tregojnë se mëlçia juaj është e mbushur plot me toksina

Ky është momenti që pothuajse ia rrënoi karrierën Madonnës

Astrologët e kanë vendosur që tani se cilat do të jenë shenjat më me shumë fat për muajin shtator

Pensionistët duhet të lajmërohen për verifikim deri më 12 gusht

Vuçiq: Asociacioni s’është OJQ, nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin

Aktori hollivudian Paul Hogan duket gati i panjohur në moshën 82-vjeçare

Nuse e vjehërr u tha se nuk flasin, Nicola tregon se çfarë po ndodh mes saj dhe Beckham

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist