Para disa ditëve këngëtarja e njohur Rita Ora festoi ditëlindjen e 30-të, me këtë rast ajo organizoi një festë ku ftoi plot 30 persona.
Kjo gjë si duket i ka hapur telashe këngëtares pasi që ajo kishte thyer rregullat e virusit Covid-19.
Ajo u detyrua t’i paguante autoriteteve britanike plot 10 mijë paund, dhe kjo bëri që këngëtarja të kërkonte falje dhe të arsyetohet për gjithë këtë situatë.
Këtë gabim Rita e cilësoi si të pafalshëm dhe se ishte vendim i momentit.
Ajo veçanërisht kërkon falje pë mjekët që po sfidohen dhe po bëjnë të pamundurën për njerëzit që janë të infektuar.
Ndërkaq thuhet se këngëtarja dyshon se njëri nga miqtë e saj që ka qenë i ftuar në festë ka thirrur policinë e poashtu edhe mediat për ta bërë këtë gjë publike. Mediat britanike thonë se këngëtarja ka nisur të kërkojë fajtorin, që sipas saj i ka bërë kurth.
Nga ana tjetër vetë Rita është në hetim për shkak të festës që ka organizuar dhe thuhet se policia ka kontrolluar edhe kamerat e sigurisë së restorantit ku ajo mblodhi miqtë.
Disa burime pranë këngëtares kanë thënë për “The Sun” se ajo është bërë “paranojake” dhe po përpiqet për ta gjetur spiunin me çdo kusht.
“Duhej të ishte sekret, por fakti që policia dhe fotografët e dinin që po ndodhte diçka e ka bërë Ritën vërtetë paranojake.
Ajo po harton tani një plan loje dhe po vendos kurthe me qëllim që të gjej spiunin, siç bëri Coleen në dramën e Wagatha Christie”, kanë thënë të afërm të këngëtares.


