Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora rrugëve tregon të brendshmet

nga Revista Kosovarja

Ajo zbarkoi në Sydney me të dashurin e saj, Taika Waititi në fillim të këtij muaji.

Sensacioni i muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora, 31 vjeç, ditën e hënë doli për të blerë ushqime me një veshje të tejdukshme, transmeton lajmi.net.

Rita i la pak vend imagjinatës duke veshur një fustan me ngjyrë të zezë të tejdukshëm që i ekspozonte të brendshmet e saj të zeza.


Ylli e cili fluturoi në Australi përpara xhirimeve të “The Voice 2022”, kompletoi dukjen e saj me një palë sandale të zeza, syze dielli të mëdha dhe një maskë gri për fytyrën.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke zgjedhur rehatinë në vend të një dukje me glamuroze, Rita u pa pa grim dhe i lidhi flokët e saj bjonde në një bisht të hijshëm.

Këngëtarja u bashkua me motrën e saj Elena Ora për ekspeditën e blerjeve dhe bëri çmos për t’u bashkuar me turmën teksa endej nëpër korridoret e supermarketeve.

Në një fazë, krijuesja e hitit ‘Let You Love Me’ u pa duke shikuar një vitrinë të mbushur me mish të prerë, ajo gjithashtu mori atë që dukej të ishte një copë bukë, perime jeshile, qumësht, vezë dhe drithëra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]