Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej ditësh po shijon pushimet bashkë me familjen e saj në Hawaii.
Nga atje 31-vjeçarja ka sjell imazhe të ndryshme, në të cilat u shfaq në formë të mrekullueshme në bikini.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” edhe sot (e mërkurë) postoi disa fotografi teksa shihet e veshur në bikini me ngjyrë të zezë, ndërsa lyen disa pjesë të trupit me rërë.
View this post on Instagram
“Qëndroni të hidratuar dhe pastroni lëkurën fëmijë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.
Të shumta ishin komentet që ylli i muzikës pranoi nga ana e fansave të saj që e komplimentonin për dukjen dhe fizikun.
Kujtojmë që në këto pushime Rita po shoqërohet edhe nga nëna e saj Vera dhe motra Elena, të cilat gjithashtu kanë ndarë foto në rrjetet e tyre sociale.
Ndërkohë, Rita mbetet e angazhuar edhe si anëtare e jurisë në edicionin e ri të “The Voice Australia”.