Krahas që rriti shikueshmërinë e spektaklit ‘’The Voice of Australia’’ me praninë e saj në juri, Rita Ora po dhuron emocione të forta për shikuesit.
Këngëtarja shqiptare shpërtheu në lot pasi dëgjoi historinë e njërës nga konkurrentet.
Rebecca O’Connor, që ishte shumë e ngjashme në stil me Tina Tuner shpjegoi se ajo ishte vajza e vetme me ngjyrë në vendin e saj kur ishte e vogël dhe duke parë Tina-n në televizor ndihej më e fuqishme.
Kjo histori ka prekur Ritën, e cila mes lotësh ka folur për periudhën si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo histori më prek sepse kur isha një vjeçe une erdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe siç edhe ti e përmende as unë nuk isha një vajzë me pamje normale në lagjen time” – tha Rita.
“Do filloj të qaj tani sepse për mua Tina është idhulli im më i madh, më i madhi në botë për kaq shumë arsye. Historia e saj është kaq frymëzuese.
Ajo e arriti suksesin e saj ne fund të tridhjetave dhe është e vështirë të fitosh një sukses kaq të madh në moshën e saj. Tina kishte gjithë ato probleme dhe pengesa dhe bëri që unë të mendoja me vete se nuk është kurrë vonë. Ajo më inspiroi mua dhe shunmë të tjerë si unë”- shtoi Rita me zërin që i dridhej dhe lotët që i binin në fytyrë.
Rebecca arriti të kalojë fazën dhe e zgjodhi Ritën si trajnere të saj.
https://www.youtube.com/watch?v=a593Svqw1EI