Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rita Ora uron bashkëshortin për ditëlindjen e 48-të

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është një prej personazheve më të ndjekur në rrjete sociale.

Artistja me origjinë nga Kosova së fundmi ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj, Taika Waititi, i cili feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e 48-të.

Biondja, e cila u martua me regjisorin nga Zelanda e Re vitin e kaluar, shkroi një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj në llogarinë e saj në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

“Gëzuar ditëlindjen burrit më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time”, kanë qenë fjalët e 32 vjeçares.

“Ti më mban në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Të dua”, shtoi tutje këngëtarja.

Në postim, krijuesja e hitit “Anywhere” ndau disa fotografi të përbashkëta të tyre, duke filluar me dy imazhe të regjisorit të “Thor: Love and Thunder”.

E fundit ishte një video e çiftit me një këngë në një makinë lëvizëse.

Duhet kujtuar që dyshja festuan përvjetorin e martesës në fillim të këtij muaji. Ata ndanë të gjitha detajet për martesën e tyre sekrete në një intervistë për revistën ‘Vogue’.

“Ajo më propozoi dhe unë i thashë ‘po’ në çast, zbuloi Taika teksa përmendi edhe vendndodhjen e dasmës së tyre, e cila u përfol se ishte Londër apo Francë”, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]