fbpx

Rita Ora vendos maskë kur del jashtë shtëpisë

nga Revista Kosovarja

Rita po i respekton masat gjatë kohës së pandemisë.

Rita Ora periudhën e pandemisë e kaloi në një shtëpi në Costwolds, ku edhe punoi rreth albumit të tretë.

Këngëtarja gjatë kësaj kohe ishte aktive me performanca nga shtëpia, duke iu bashkuar iniciativave të ndryshme të yjeve.

Së fundi, ajo ndau një fotografi, në të cilën shfaqet në veturë, teksa shihet me maskë në fytyrë duke i respektuar udhëzimet në kohë pandemie.

Me këtë imazh, këngëtarja vuri në pah edhe ndryshimin në dukje, pasi kishte ngjyrosur dhe prerë flokët.

Rita Ora së fundi ka dhënë intervistë për “Vogue”, ku tregoi më gjerësisht për gjërat me të cilat është marrë gjatë karantinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]