Prezantuesi i emisionit të mëngjesit “N’frekuencë me Robin“ në “ATV”, së fundi ishte cak i mediave rozë sa i përket zhvillimeve të pretenduara në jetën e tij private.
Lajmi se Robert Bojaj dhe skenaristja Getoarbë Mulliqi janë ndarë, arriti të ketë jehonë gjithandej në mediat televizive dhe ato online.
Edhe pas lajmeve që duket se ishin thashetheme, çifti shihen së bashku, madje sot në ditëlindjen e Getoarbes, ka uruar me përzemërsi i shoqi i saj, Roberti, shkruan “Kosovarja”.
Ky i fundit ka ndarë një postim me ndjekësit me rastin e ditëlindjes së “Mamit Geta të Eves”, siç i referohet ai.