Aktorja dhe këngëtarja meksikane, Dulce Maria, e njohur nga të gjithë si Roberta e “Rebeldeve” është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ajo pak kohë më parë, me anë të një fotoje në rrjete sociale.
Së fundmi, Roberta ka zbuluar gjininë e foshnjës në mënyrën më të bukur. Fillimisht ajo ka publikuar një foto me të shoqin, në të cilën shihen me një tullumbace në duar ku shkruhet: “Vajzë apo djalë?”.
Më pas aktorja ka publikuar një video sërish pranë të shoqit. Dyshja kanë zbuluar se do të bëhen me vajzë dhe ndihen të bekuar.
https://www.instagram.com/tv/CFFwyGQjLs7/?utm_source=ig_embed