Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Robin Krasniqi: “Fitoren e kam obligim”

nga Revista Kosovarja

Sigurisht se është ndër emrat e shumtë shqiptarë që na bënë krenarë, shkruan Kosovarja.

Mbi artikull

Robin Krasniqi do të përballet sërish me Dominic Boesel, për ta ruajtur titullin “kampion” që fitoi para një viti, ku në raundin e tretë mposhti kundërshtarin në fjalë.

Thuajse në të gjitha intervistat që ka dhënë për mediet në vend, ka shprehur shumë pozitivitet dhe motivim, të cilat i sollën fitoren e titullit kampion bote në IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda.

Moneytizer Paragrafi 4

Për Robinin fitorja është obligim, shprehet kështu duke përmendur përgatitjet e shumta për të cilat tregon se ka dhënë maksimumin që edhe kësaj here gjithçka të shkojë siç duhet.

Poashtu, Krasniqi nuk e lë anash mbështetjen nga bashkatdhetarët e shumtë të cilët shpreson se do t’i gëzojë me fitoren e radhës më 9 tetor të këtij viti.

Titulli që boksieri shqiptarë mori para një viti e bëri atë edhe më të fortë, duke përmbushur edhe më shumë pasionin për sportin që ushtron, e që shpresojmë ta shohim sërish në majat e suksesit./Kosovarja/