Në panelin e dytë të konferencës për mbyllëse të projektit EUKOJUST, është diskutuar me temën, “Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”, ku është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se sundimi i ligjit është themeli i integrimit në BE.
“Sektori i drejtësisë nuk është pa sfida kjo kërkon punë, ne duhet të punojmë se bashku me ndërtimin e institucioneve, pavarësia efikasiteti i drejtësisë, është thelbësor, Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, dhe themeli i kësaj është sundimi i ligjit. Si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, më lejoni të nënvizojë se ne vazhdojmë të përkrahim Kosovën”.
Ndërsa, Carin Lobbezoo, Ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se fushëveprimi i këtij projekti është i jashtëzakonshëm, pasi këto janë themelet si ndërtohet shtëpia e sundimit të ligjit.
“EUKOJUST-i, i është bashkuar politikave të Holandës, kemi parë reforma gjyqësore dhe këto janë vendimtare që drejtësia të jetë e qasshme për të gjithë. Ndikimi i këtij projekti është afatgjatë ta përafrojë Kosovën me BE-në, sundimi i ligjit nuk është vrapim milimetërsh por vrapim maratonë. Përafrimi me BE-në, ka një kontribut të rëndësishëm, jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë Kosovës drejt BE-së, kemi besim të plotë që Kosova do i bashkohet me sundim të ligjit”, tha ajo.
Blerim Sallahu, Zëvendësministër i Drejtësisë, theksoi se ky projekt ka ofruar një ekspertizë të jashtëzakonshme.
“Kemi hartuar projekt ligjin për pasurinë e paluajtshme dua të hedh një akuzë për gjykatën që 15 muaj nuk ka marrë dritën e gjelbër shpresojmë që ky ligj të hartohet deri në fund të këtij mandati. Ky projekt ka ofruar një ekspertizë të jashtëzakonshme, ky projekt ka bë vlerësimin ekspert të ligjeve ekzistuese ku dua ta përmend rregulloren për shtetas të huaj, rregulloren me projektin për rregullimin e brendshëm të MD-së”, tha Sallahu.
Ndërsa, Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, tha se kanë pasur pas mbështetje ligjore në zyrën e kryeministrisë dhe përmes qasjes tematike do bëhet një proces i legjislacionit në harmoni me standardet e BE-së.
“Projekti EUKOJUST ka mundësuar, të gjithë personat e përfshirë në hartim të legjislacionit të kenë standarde më të mira të kenë bashkëngjitje më të mirë dhe dy manuale së si duhet të hartohet legjislacioni vë në zbatim standardet më të mira ndërkombëtare. Në kontekstin e harmonizimit ligjor, projekti EUKOJUST na ka ndihmuar në harmonizim të ligjit për kundërvajtje. Përgatitjen e raportit, kemi pas kënaqësinë që në mbështetjen të bëjmë manualin e parë për mbrojtje nga diskriminimi ku kemi gjet nevojën për ndryshimin e ligjit”, u shpreh Borovci.
Ekspertet e EUKOJUST kanë qenë Alban Krasniqi, Alina Matache, Idlir Peci, Kristian Turkaj dhe Dragomir Yordanov.