Roi, djali i këngëtarit të njohur, Skerdi Ago e gazetares, Vesa Rama, ka thyer rekord shikueshmërie në rrjetin social, TikTok.
Një video e cila është postuar të enjten në mbrëmje në llogarinë e Vesës ka grumbulluar mbi 1.1 milion shikime pa u bërë 24 orë teksa Roi është protagonisti kryesor i saj.
Roi që ka dy vjet e gjysmë thotë emrat e disa shteteve të botës, duke mos e ngatërruar pothuajse asnjërin prej tyre, njofton Klankosova.tv.
Videoja që u bë virale ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga më të ndryshme, duke i uruar shëndet vogëlushit që ua mori zemrat.