Vetëm disa ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip 3 dhe çifti, Romeo dhe Heidi po bëjnë planet e pushimeve.
Teksa qëndrojnë në oborr, Romeo shpreh se ka dëshirë që sapo të dalin nga Big Brother të ikin në Dhërmi.
Është një vend shumë i mirë. Nuk ka hapje, fasadë. Është vend shumë i mirë, por pa fasadë. Shkoj gjithmonë me familjen. Ne marrim gomone dhe lëvizim. Nëse të tregoj jugun, s’do ta ndërrosh me asnjë vend të botës. Ta siguroj.
Heidi nga ana tjetër thotë se është e gatshme dhe me zor po pret.
Me zor po pres! Jam ‘in’ për çdo gjë.
Planit të tij, Romeo dëshiron që t’i bashkëngjitet edhe Bora me Donaldin.
Ishalla e ka mbaruar dhe Bora emisonin. Marrim Donin me Borën edhe ikim. Bëjmë një grup të lezetshëm. 5-6 veta, gallatë, qyfyre. Kam përshtypjen se do të shkosh shumë mirë me Borën. E kam motër.
Në fund, ai u shpreh se ka një marrëdhënie të ngushtë me Borën. Madje, tha se më shumë hapet me të sesa me Donaldin.