Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP.
Në spektaklin e ditës së martë Donaldi u befasua nga vëllau i tij i cili e priti në dhomën e suprizave.
Dyshja më pasë patën një detyrë nga produksioni ku i ndërruan rolet, Romeo u vesh me rrobat e Donaldit dhe u fut në shtëpi mes banorëve.
Mes lotësh dhe batutash Donaldi përshëndeti nga shtëpia binjakun e tij, i cili me pasë bëri një dedikim shumë emocional.
Romeo postoi një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram së bashku me Donaldin dhe shkrou:”Vetëm koha ndryshon, unë dhe ti jo”.
Kujtojmë që Donaldi ditëve të fundit është diskutuar shumë pas nisjes së një lidhje brenda shtëpisë me banorën, Beatrix Ramosaj.