Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Romeo zbulon shumë gjëra rreth lidhjes së tij me Jonida Maliqin

nga Revista Kosovarja

Romeo ka folur për herë të parë për lidhjen e shumë komentuar me Jonida Maliqin gjatë intervistës me Dojna Memën në “Pop Culture”. Romeo e përshkruajti Jonidën si një vajzë të zonjën dhe zbuloi se i bën edhe surpriza.

Mbi artikull

Gjatë intervistës Dojna Mema e ngacmoi paksa për tatuazhin e njëjtë që çifti ka bërë. Jonida shkruajti në krahë “Love, Hate” dhe të njëjtin tatuazh bëri edhe Romeo në këmbë.

Dojna: Se ku e kam parë atë tatuazhin

Romeo: Ma kanë kopjuar. E kisha i pari paçka se e bëra i dyti.

Moneytizer Paragrafi 4

Dojna: Tatuazhi thotë Dashuri dhe Urrejte. Pra ti nuk je tipi i dashurisë së qetë, romantike?


Romeo: Pa urrejtje s’ka dashuri.

Më pas duke iu referuar Jonidës si “Rihanna”, Romeo u shpreh kështu:

“Nuk mjafton një intervistë të flas për “Rihannën”. Ajo fitoi Festivalin e RTSH-së, është gocë e zonja”.

I pyetur nëse ishin bashkë në jug para pak javësh, Romeo tërthorazi e pranoi.

“Shqipëria është aq e vogël. Ishim bashkë në jug, ishim afër. Se si rastisëm një Zot e di”, tha ai.

I pyetur për gjestin më romantik, Romeo tregoi:

“Më pëlqen të bëj lule. Më pëlqejnë surprizat, t’i zbukurosh ditën personit të zemrës”. Pas kësaj, Dojna zbuloi se Romeo i ka dërguar një buqetë me lule Jonidës teksa ajo ndodhej në Top Channel për një intervistë në “Pop Culture”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]