Këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë në Korrik të vitit 2019.
Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë, Noa.
Sot është bërë një vit që nga ardhja e saj në jetë dhe Rona ka publikuar fotot më të ëmbla në rrjetet sociale. Në njërën prej fotove, këngëtarja ishte në ditët e fundit e fundit të shtatzënisë, me Noan në barkun e saj.
Ajo ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar të bijën në 1-vjetor. “Noa jetë e vogël, e madhe! 9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë”, ka shkruar Rona krahas fotove.