fbpx

Ronaldo “plas bombën”: Vesa ka pëlqim për Riken

nga Revista Kosovarja

E ftuar sot në “Fan Club” ishte Vesa Smolica, tashmë një ish-konkurrente, pasi spektaklin e mbrëmjes së djeshme, publiku votoi për ta nxjerrë nga loja.

Raportin më të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme, Vesa e ka patur me Riken, Artën, Erjolën. Ajo gjithashtu është përfolur edhe për raportin me Romeon, të cilin shumë e komentuan si më shumë sesa miqësi.

Megjithatë, Vesa sot vendosi t’i thoshte të gjitha, madje u vu përballë disa diskutimeve edhe për orientimin e saj seksual. Moderatori dhe gazetari, Ronaldo Sharka të cilin e gjejmë çdo të dielë më panelin e jurisë në “Fan Club” hodhi dyshimet se Vesa mund të ketë pëlqim për Riken.

Por artistja nga Kosova hodhi poshtë deklaratën e tij duke thënë se është e qartë në bindjet e saj seksuale.

Pjesë nga deklarata:
Ronaldo:
Mua më është duhur sikur ka patur më shumë pëlqim mes Vesës dhe Rikes, se ndonjë çuni tjetër. Pëlqimi mund të ndodhë, ndoshta dhe më shumë, s’ka ndonjë gjë të keqe

Vesa:
Unë s’jam biseksuale. Orientimet e mia seksuale janë shumë straight

Ronaldo:
Unë njoh vajza, siç njoh meshkuj në përditshmëri, që kanë një pëlqim më shumë sesa shoqëria dhe s’ka asgjë të keqe

Vesa:
Unë po të tregoj që jam straight. A të ka ndodhur ty në “Big Brother”? Me Luizin?

Ronaldo:
Po, me 4-5. Me Luizin unë jam i ‘dashuruar’ përjetësisht deri në vdekje.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]