Ronaldo Sharka ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe.
Ai ka lajmëruar se është bërë pjesë e Top Channel. Ronaldo do ketë një rubrikë në “E diell”, që do quhet “Mos i bjer me Top” dhe do e bashkëmoderojë me Erjola Doçin.
Statusin e tij ai e nis me fjalët “Babi, ia dola”. Fatkeqësisht, babi i Ronaldos u nda nga jeta pak javë më parë.
“Babi, ja dola | Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania . Duke nisur nga kjo e diel, në @ediell_topchannel me @doci.erjola , nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq po ju zbulojmë vetëm kaq. @mar1nofficial special guest “-shkruan ai.